Connect with Us

Rrëfehet Lionel Messi/ Nga “lufta” me Ronaldon, “Topi i Artë” dhe familja

Sport

Rrëfehet Lionel Messi/ Nga “lufta” me Ronaldon, “Topi i Artë” dhe familja

Publikuar

-

Lionel Messi e ka konsideruar rivalitetin mes tij dhe Cristiano Ronaldos “të shëndetshëm” dhe të mirë për tifozët. Argjentinasi dhe portugezi rivalizuan fort në La Liga, për pjesën më të mirë të dekadës së fundit, nga koha kur Ronaldo u bashkua me Real Madridin, në vitin 2009.

“Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët”, – tha 31-vjeçari për “Marca”.

Sa iu takon vlerësimeve individuale, Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë”, duke krijuar një duopol në çmimin prestigjioz, midis viteve 2008 dhe 2017.

Kjo “diktaturë” u thye në vitin 2018, me ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Luka Modriç, që e mori çmimin në fjalë. Dhe Messi, në mënyrë të diskutueshme, përfundoi i pesti në votim; pas Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Ronaldo dhe Modric. Ai ka deklaruar se e dinte që nuk do ta fitonte “Topin e Artë” kësaj here, kur pa garën për çmimin.

“Dëgjova kandidatët për “Topin e Artë” dhe e dija që nuk isha në garë”, – shtoi Messi. Pavarësisht nga suksesi i Messit në futboll, ai ka këmbëngulur se ka ende prioritete më të larta në jetë: “Unë e dua futbollin, por familja është mbi të gjitha”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: