Connect with Us

Igli Tare i rrëfen të gjitha/ E shkuara, kërcënimet dhe e tashmja e kopshtarit që u bë mbreti i Serisë A

Sport

Igli Tare i rrëfen të gjitha/ E shkuara, kërcënimet dhe e tashmja e kopshtarit që u bë mbreti i Serisë A

Publikuar

-

Igli Tare mbetet një ndër personazhet më interesante të futbollit italian dhe mediat e kërkojnë çdo javë, për të zbuluar lajmet e fundit edhe nga merkatoja e Lazio-s, sepse ish-sulmuesi kuqezi është arkitekti i Lazio-s, që blen lojtarë, i rrit dhe i shet shumëfish.

Gianluca Di Marzio e ka intervistuar drejtorin sportiv të Lazio-s, i cili ka folur për gjithçka, duke nisur nga prapaskenat e merkatos, me Milinkovic-Savic në fokus, apo problemet e ndryshme në postin e drejtorit.

“I çmendur, mendova”, tregon Tare, kur i kujtohet propozimi i presidentit Lotito për të marrë rolin e drejtuesit në 2009 pas ndarjes nga futbolli i luajtur, ndarje që në fakt nuk ishte planifikuar, sepse Tare priste të rinovonte te Lazio si futbollist, kontratë 1+1.

Organizimi i punës: “Unë dërgoj ndonjë ish-futbollist që ka luajtur me mua, vëzhgon lojtarë dhe kam besim, sepse shokët e mi e dinë çfarë është e rëndësishme për mua te një futbollist. Lotito në fillim merrte pjesë në çdo tratativë, tani ndërhyn vetëm kur ka probleme ekonomike”.

Tiparet e futbollistit të duhur: “Shoh aspektin fizik, teknikën dhe gjuhën e trupit, që është thelbësore në fushë. Ka shumë detaje të vogla që bëjnë diferencën.

Emigracioni: “U largova nga Shqipëria pa dokumente, duke kaluar kufirin derisa mbërrita në Gjermani. Nuk më vjen turp për këtë. Kisha një ëndërr që doja ta realizoja, tani mund të them që jam një shembull për shumë të rinj. Isha i vetëm, udhëtimi ishte plot frikë, vështirësi e pikëpyetje. Tani ngjan si film, duhej të kisha besim te trafikantët që mundësuan kalimin mes Çekisë e Gjermanisë.

Gjermani, futboll dhe punë si kopshtar: “Shkova në Gjermani, nisa të kontaktoj klube për t’u provuar dhe kështu ndodhi te Ludwigshafen, që më dha mundësinë të stërvitesha me ta. Duke mos pasur mundësi të mëdha financiare, me propozuan të bëja edhe një punë shtesë.

Dëmtimi absurd: “Një kolegu im po punonte me motosharrë dhe nuk e pari mendjen, më goditi në këmbë. Pata fat, sepse m e hoqi gati 3 milimetra kockë, ishte një moment shumë i vështirë”.

Momentet kur ka menduar largimin: “Po, ka pasur momente të tilla, duke menduar edhe për familjen. Nuk është problemi tek unë, por kemi marrë edhe kërcënime me vdekje, drejtuar familjes, gruas, fëmijëve, gjëra që nuk mund të rrëfehen. Ato kanë qenë momentet kur kam menduar a ia vlente të vazhdoja. Ka pasur momente që kam pasur frikë për familjen time. Gjithsesi, brenda meje kam menduar se nuk do dorëzohesha kurrë, sepse kam punuar gjithnjë me zemër për klubin dhe vlera e kësaj pune do dilte në pah herët e vonë. Falë Zotit, kështu ndodhi”.

Tifozët: “Nuk e di çfarë duhet të presin më shumë, por e di që jetojnë të tashmen dhe duan suksese. Rinovova për 4 vite, duke refuzuar oferta shumë joshëse nga klube të nivelit botëror, edhe në Itali, sepse jam i lidhur ngushtë me Lazio-n. Zgjedhjet i bëj me zemër dhe vendosa ta dëgjoj, duke qëndruar te Lazio”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: