Sport
Igli Tare i lë të gjithë me gisht në gojë/ Talenti i madh zgjedh Lazion para Barcelonës dhe gjithë ekipeve të tjera të mëdha

Igli Tare e ka nisur vitin 2019 me këmbën e duhur. Lazio ka filluar të lëvizë për të ardhmen dhe është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për sulmuesin e ri të datëlindjes 1999-të, Bobby Adekanye, i cili është në pronësi të Liverpool.
Por zbarkimi i tij në kryeqytetin italian është shtyrë për në qershor, kur kontrata e tij me “Të Kuqtë” do të skadojë. Nigeriani ka refuzuar ofertën për të rinovuar duke zgjedhur bardhekaltrit edhe para Barcelonës.
Drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare, beson shumë tek ai dhe presidenti Lotito është gati t’i garantojë një kotratë të rëndësishme, që do të jetë rreth1 milion euro.
Ekziston mundësia që lojtari të merret që në janar, por kjo do të varet nga Liverpool. Tare do të udhëtojë nga Dubai, ku ndodhet me pushime, në Angli për të mbyllur operacionin dhe për të siguruar talentin nigerian.