Sport
Ja ku do ta zhvillojë Partizani fazën përgatitore/ Mësohen edhe 3 rivalët e miqësoreve

Tashmë nuk ka më dyshime. Faza përgatitoree Partianit do të zhvillohet në Turqi dhe ekipi do të zhvendoset më 5 janar. Gjatë qëndrimit atje do të zhvillohen tre ndeshje miqësore me dy ekipe të elitës së futbollit turk dhe me një skuadrës kazake.
Në datën 9 dhe 11 janar, të kuqtë do të përballen me ekipet e Superligës Turke, Sivasspor dhe Antalyaspor, ndërsa më 14 janar me FC Shakhter Karagandy, pjesë e Premierligës së Kazakistanit.
Trajneri Skënder Gega do të mundohet të rikuprojë jo pak në aspektin fizik te të tijtë, të cilët shfaqen lodhje në dhjetorin e vitit të kaluar. Po ashtu, sytë dhe veshët janë të përqendruar në merkaton e dimrit, ku 15 herë kampionët e vendit do të tentojnë të përforcohen, sidomos me ndonjë element të spikatur në sulm. /CNA.al