Connect with Us

Superkupa e Italisë, Juventus-Milan/ Nisin polemikat për gratë në stadium

Sport

Superkupa e Italisë, Juventus-Milan/ Nisin polemikat për gratë në stadium

Publikuar

-

Finalja e Superkupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit që do të luhet në Jedah të Arabisë Saudite më 16 janar ka ngjallur diskutime të ashpra.

Shkak për këtë është bërë ndarja e vendeve në stadium, pasi nuk do të lejohet të marrin pjesë gratë, të cilat nuk janë të shoqëruara me familje.

Vendet në stadiumin me një kapacitet prej 60 vetash, janë të ndara në sektorë për persona të rezervuara për burra dhe familjarë, burra e gra, të cilat në Arabinë Saudite u lejuan të marrin pjesë në lojëra vetëm nga viti që sapo lamë pas.

Nuk kanë munguar akuzat drejtuar organizatorëve. Reagimi i parë ka ardhur nga Paolo Grimboldi, zëvendëspresident i komisionit të Jashtëm të Dhomës, i cili u ka kërkuar dy ekipeve të mos luajnë.

“Futbolli ynë e ka mbyllur një vit të rëndë mes dhunës, thirrjeve raciste dhe grafiteve të turpshme rreth tragjedisë së Heysel-it, por duket se do ta fillojë vitin 2019 edhe më keq, duke lejuar të poshtërohemi nga Arabia Saudite, duke i zhvlerësuar vlera tona për pak para”.

Kundër këtij vendimi është shprehur edhe ministri i Brendshëm, Salvini.

“Si mund ta luash finalen e Superkupës italiane në Arabinë Saudite? Në rregull se biznesi është biznes, por është antitezë”.

Ndërkohë nuk mund të mungonte reagimi i Xhorxhia Meloni, nga Fratelli d’Italia, që është shprehur: “Superkupa italiane Juve-Milan në Arabinë Saudite. Gratë mund të shkojnë vetëm nëse janë të shoqëruara në sektorin familjar, vetëm jo, sepse islami nuk e lejon. Prandaj, një grua italiane që do të donte të blinte biletën për ta parë ndeshjen vetëm apo me një grup mikeshash, nuk mund ta bëjë këtë. Ç’është kjo pështirosje?”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: