Sport
Ja cilin futbollist kërkon Manchesteri për të lënë të lirë Pogban/ Përgatituni për shkëmbimin më të bujshëm

Te skuadra e Manchester United është rikthyer qetësia pas ardhjes së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, çka bëri që përpjekjet e Juventusit për të rikthyer në Torino mesfushorin francez Paul Pogba të pakësohen. Por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu, pasi “zonja e vjetër”, nuk është tërhequr asnjëherë nga ideja për të marrë Pogba.
Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë punuar ditët e fundit nën rrogoz, duke biseduar me drejtuesit e Manchester United për të realizuar një shkëmbim. Duke i lënë skuadrës së “djajve të kuq” të drejtën e zgjedhjes dhe sot, nga Anglia, ka ardhur propozimi. Solskjaer i ka kërkuar Juventusit mefushorin brazilian Douglas Costa në shëkmbim te Paul Pogba, duke ofruar një shkëmbim “kokë më kokë”, dhe gjasat janë që shkëmbimi të realizohet që në merkaton e janarit.