Sport
A e dini se cili është futbollisti që fitoi më shumë ndeshje në vitin 2018?/ As Messi, as Ronaldo por…

Kampionatet më elitare në Europë kanë njohur skuadrat e tyre kampionë për vitin 2018, vit në të cilin u organizua edhe Botërori në Rusi. Në një përllogaritje të lojtarëve që kanë shijuar më shumë fitore me skuadrat dhe kombëtaret e tyre rezulton se është Blaise Matuidi, i cili pati ecuri të shkëlqyer me Juventusin dhe Francën.
Në total mesfushori ka luajtur në 56 ndeshje dhe ka fituar 48 prej tyre, duke lënë pas lojtarë si Griezmann, Firmino e Rakitic. Ndërsa yjet individual si Messi, Ronaldo, Neymar apo edhe Modric nuk figurojnë ndër të parët.
Ja lojtarët që korrën më shumë fitore përgjatë vitit të shkuar:
5. Roberto Firmino 44 fitore
4. Ivan Rakitic 44
3. Angel Di Maria 45
2. Antoine Griezmann 45
1. Blaise Matuidi 48 /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania