Sport
Kaosi me licensimet për në UEFA/ FSHF-ja detyrohet ta marrë masën e rreptë

K
Kaosi i krijuar në sezonet e kaluara, ku skuadra të caktuara nuk janë licencuar dot për në Kupat e Europës, por edhe për kompeticionet e FSHF-së, ka bërë që në institucionin më të lartë të futbollit në Shqipëri, të ndërmarrin masa.
Kryesuar nga Eduard Gjini, sektori i Licencimeve pranë FSHF, ka zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësues të klubeve dhe ekspertëve të kritereve, për të sqaruar dokumentacionet për pesë kriteret, sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe financiar.
NJOFTIMI I PLOTË NGA FSHF:
Sektori i Licensimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit është duke kryer takime dypalëshe me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2019-2020.
Këto takime, ku përfaqësuesit e klubeve kandidate takohen me drejtuesin e sektorit të licensimeve dhe ekspertët e kritereve, bëhet me qëllim për të parë situatën e tyre dhe për ti asistuar sëbashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për të pestë kriteret, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe financiar.
Procesi i licensimeve për katër kriteret e parë duhet të përmbyllet deri më 28 Shkurt 2019, ndërsa për kriterin financiar që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e lincensës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.