Sport
Neuer? Jo, jo!/ Portieri i “çmendur” braktis portën dhe dhuron spektakël në mesfushë

Man. City mposhti mbrëmjen e djeshme Wolves me rezultatin 3-0 në një sfidë të dominuar nga “qytetarët”. Asnjë goditje në portë nga ana e skuadrës mike, teksa portieri Ederson duhet të kalonte në mesin e fushës që të kapej nga kamerat.
https://streamable.com/na4c8
Gardiani brazilian braktisi portën në një top të diskutueshëm dhe doli nga zona duke dhuruar spektakël me shokët e skuadrës në mesin e fushës. Nuk munguan ovacionet në stadium, teksa ky veprim i Ederson është duke bërë xhiron e internetit. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania