Connect with Us

UEFA bën gati revolucionin/ Pjesëmarrja në Champions League do të bëhet me ftesa

Sport

UEFA bën gati revolucionin/ Pjesëmarrja në Champions League do të bëhet me ftesa

Publikuar

-

Ndonëse UEFA deri tani nuk ka konfirmuar asgjë dhe mundohet të qëndrojë sa më larg spekulimeve, tashmë në mediat botërore po bëhet gjithnjë e më shumë fakt i kryer revolucioni i parashikuar në Champions League.

Prej tre-vjeçarit 2024-27 UEFA ka në plan një ndryshim total në formatin e kompeticionit më të madh për klube në kontinent. Ndeshjet do të luhen në fundjavë, me kampionatet që do të luhen në mes të javës.

Gjithashtu, po studiohet shpërndarja e “wild card”, ftesa për klube me histori të madhe, apo që përfaqësojnë qytete shumë të rëndësishme. La Repubblica në Itali ka prezantuar projektin, nga i cili përfitojnë Juventusi, Milani e Interi, sepse do të ishin të privilegjuara edhe në rast se nuk do të kualifikoheshin dot në fushë.

Natyrisht, kundër këtij formati janë Roma, Lazio, Napoli apo Fiorentina, që nuk duan që ta nisin sezonin duke e ditur që tre vende për në Champions janë të prenotuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: