Connect with Us

E pranon vetë sportisti!/ Kam trukuar ndeshjen e parë për 600 euro, më pas u kthye në ves

Sport

E pranon vetë sportisti!/ Kam trukuar ndeshjen e parë për 600 euro, më pas u kthye në ves

Publikuar

-

Tenisti 25-vjeçar francez Mick Lescure, i 40-ti në renditje në vendlindjen e tij dhe numri 487 në botë, ka rrëfyer sot gjithçka në lidhje me trukimet që ai ka bërë në këtë sport. “Herën e parë ka ndodhur kur isha në Bankok, në Tajlandë dhe shitja ndeshjen time për 600 euro. Më pas, kjo gjë u kthye në ves për mua”, tregon Lescure.

Ai përfundoi shumë shpejt në shënjestrën e hetuesve dhe të martën në mëngjes përfundoi në pranga. Tenisti ka pranuar gjithçka në lidhje me shitjet e ndeshjeve para hetuesveër 48 orë me radhë kanë marrë të gjithë informacionin e nevojshëm. Nga viti 2015, ai ka trukuar rreth 30 ndeshje, duke favorizuar bastet klandestine, nga të cilat ka fituar rreth 30 mijë euro.

E përditshmja “L’Equipe” ka publikuar shumë detaje në lidhje me këtë çështje. Në vitin 2015, tenisti francez Lescure është takuar me “mjeshtrin”, 28-vjeçarin armen Grigor Sargsyan (me pasaportë belge). Pas atij takimi ka ardhur trukimi i parë, në Tajlandë, ku u mund nga një tjetër tenist francez për vetëm 600 euro. Më pas, ai ka trukuar ndeshje në Greqi, Spanjë, Santo Domingo e Bahrein, ndërsa në Francë ka bërë shpesh ndërmjetësin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: