Sport
Çfarë po ndodh me Igli Taren?/ Një tjetër lojtar i ikën nga duart

Igli Tare është gjithmonë në kërkim të lojtarëve. Për merkaton e dimrit ai ka thënë se do të ketë pak lëvizje dhe ato do të bëhen, pasi të bëhen shitjet. Megjithatë, në këtë drejtim nuk i besohet shumë drejtorit sportiv të Lazios.
Ai kishte vënë në shënjestër edhe portugezin Gelson Martins, sulmuesin e krahut që aktualisht është pjesë e Atletico Madrid. Për këtë lojtar është interesuar edhe Milani, por në fakt ai është shumë afër kalimit në Francë, te Monaco.
Skuadra e drejtuar nga Thierry Henry kërkon ta marrë në huazim këtë futbollist deri në fund të sezonit. Martins dje nuk u stërvit me grupin, sipas klubit për një problem muskulor, por sipas “Marca”, arsyeja ka të bëjë me kalimin në Francë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania