Sport
U transferua në Premier League për 22 milionë euro/ Sulmuesi dëmtohet duke… veshur këpucët

Claudio Ranieri që pas emërimit te Fulham është përballur me probleme nga më të vështirat. Ekipi ndodhet në vendin e parafundit të renditjes. Futbollistët kanë pasur përplasje në stërvitje dhe gjakrat janë të nxehta.
Megjithatë, përpos të gjithave, një episod i raportuar nga “BBC” ka lënë pa fjalë edhe italianin. Futbollisti Alfie Mauson, për të cilin janë paguar 22 milionë euro është dëmtuar duke veshur këpucët e futbollit. Një problem në gju e ka lënë jashtë që nga dhjetori. “Ka qenë një dëmtim absurd. Thjesht ka ndërruar këpcuët, një gjë e pabesueshme”, shprehet Ranieri.
Problemi është së dëmtimi zgjat prej disa kohësh dhe tani është e vështirë të parashikohet koha e rikuperimit. “Ka nevojë për më shumë kohë për të marrë veten. Sa? Nuk e di”. Megjithatë, “King Claudio” nuk do të dorëzohet, edhe nëse do t’i duhet t’ia lidhë vetë këpucët lojtarëve të tij. /CNA.al