Connect with Us

Nga “Bobi” te “Xhaxhi” e Josa/ Ja cili ekip e fiton titullin sipas trajnerëve më të njohur shqiptar

Sport

Nga “Bobi” te “Xhaxhi” e Josa/ Ja cili ekip e fiton titullin sipas trajnerëve më të njohur shqiptar

Publikuar

-

Shumë prej trajnerëve të cilët kanë drejtuar në Kategorinë Superiore në dekadat e fundit mendojnë se Partizani është ekipi më i mundshëm për të marrë titullin kampion, edhe pse nuk ka aktualisht një diferencë shumë të madhe nga Kukësi i vendit të dytë apo Teuta që i ndjek. Emra të cilët kanë drejtuar disa nga skuadrat më të mëdha në vendin tonë, duke i dhuruar atyre edhe trofe, besojnë se ekipi i Gegës, për një arsye apo një tjetër, është një hap para rivalëve për lojën që ka treguar.

Në prononcimet e tyre për “Panorama Sport” janë Sulejman Starova, Shkëlqim Muça, Dervish Haxhiosmanoviç, Faruk Sejdini, Haxhi Ballgjini, Astrit Hafizi dhe Hysen Dedja të cilët i kanë dhënë përparësi Partizanit në betejën për titullin kampion. Është paksa e papritur por kësaj liste i shtohet edhe Mirel Josa, i cili për shumë vite ka drejtuar rivalët më të egër të të kuqve në kampionat, Skënderbeun, pa harruar edhe Tiranën.

Ndërkaq, Edmond Liçaj dhe Shpëtim Duro kanë lënë gjithçka të hapur në luftën për titullin kampion në Superiore, ashtu si edhe Sulejman Mema dhe Alban Tafaj të cilët shohin shanse thuajse të njëjta për fitoren nga Partizani dhe Kukësi për arsye nga më të ndryshmet, duke filluar nga pikët aktuale, fusha apo merkato.

Gjithashtu, bie në sy fakti se tashmë pakkush prej tyre sheh Skënderbeun si një ekip të denjë për të rivalizuar për titullin jashtë kësaj dysheje, duke i dhënë më shumë shanse Teutës që të bëjë rolin e “të tretit të padëshiruar” në këtë duel.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: