Connect with Us

“Telenovela” Balotelli merr fund/ Sulmuesi italian firmos me ekipin gjigant…

Sport

“Telenovela” Balotelli merr fund/ Sulmuesi italian firmos me ekipin gjigant…

Publikuar

-

E ardhmja e Mario Balotellit tashmë është vendosur. Sulmuesi italian tërhoqi interesin e shumë skuadrave në vendlindje, por në fund “Super Mario” ka pranuar ofertën e Olimpikut të Marsejës.

Sipas “RMC Sports”, para pak orësh palët kanë gjetur akordin për një kontratë 6-mujore, ndërsa ditën e nesërme transferimi do të marrë formë zyrtare, pasi italiani të kalojë me sukses analizat mjekësore.

Transferimi i Balotelit te Marseja nuk do të ketë asnjë kosto ekstra, pasi 28-vjeçari ka zgjidhur kontratën e tij me klubin e Nicës, ku luajti për 2 sezone e gjysmë. Te Marseja shpresojnë që italiani të jetë zgjidhja për repartin e sulmit, që këtë sezon ka qenë tepër problematik, pasi sulmuesit Kostas Mitroglu dhe Valer Jermain kanë zhgënjyer përgjatë të gjithë sezonit. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Duka frenon rinovimin e Edi Rejës, ja ç’po ndodh te kombëtarja shqiptare

Publikuar

-

Nga

Edi Reja me shumë mundësi do të jetë trajneri i Shqipërisë edhe në të ardhmen. Me shumë mundësi, sepse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar. Vetë presidenti i federatës, Armand Duka, pas lajmit që qarkulloi dje afër mesnatës në lidhje me teknikun e ri të kuqezinjve saktësoi për “Panorama Sport”: “Jo, akoma nuk e kemi një […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Të gjithë prisnin largimin, ai rinovon me Juventusin

Publikuar

-

Pasi zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Leonardo Bonuccin, Juventusi po bëhet gati për një tjetër rinovim. Ndryshe nga sa pritej në fillim të këtij sezonit, Juan Cuadrado do të rinovojë me “Zonjën” deri në vitin 2022, me opsion zgjatjeje deri ën vitin 2023. Në kohën e Allegrit, kolumbani kalonte më shumë kohë në stol, ndërsa […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Mourinho bën gati listën e merkatos, i vë syrin “diamantit” të Juventusit

Publikuar

-

Jose Mourinho u zyrtarizua sot si trajner i Tottenham, duke parë pozitën e vështirë në renditje, vendi i 14-të në Premier League, merkato e janarit për klubin londinez do të jetë shumë e nxehtë. Pas Gareth Bale, i dyti në listën e Mourinhos është “diamanti” i Juves, Paulo Dybala. Argjentinasi e ka humbur me kohë […]

LEXO TE PLOTE