Connect with Us

Messi zbulon një sekret/ Ja kush është personi i vetëm që më kritikon pas ndeshjeve

Sport

Messi zbulon një sekret/ Ja kush është personi i vetëm që më kritikon pas ndeshjeve

Publikuar

-

Lionel Messi e urren humbjen dhe sa herë pëson një disfatë në futboll mbyllet në shtëpi duke e kaluar në heshtje dhe duke menduar se ku gaboi ai vetë dhe skuadra e Barcelonës. Ose më saktë, diçka të tillë e bënte në kohën e shkuar, sepse tani në shtëpi gjen bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Por, Leo ka fituar aq shumë në jetë si me katalanasit ashtu edhe në aspektin personal, sa nuk ia vlen që të mërzitet për një humbje. Në një intervistë për revistën “World Soccer”, kapiteni i Barcelonës tregon se djali i madh, Thiago e detyron që të japë “llogari” dhe të shpjegojë gjithçka ndodh në një ndeshje dhe arsyet pse nuk ka fituar.

Si të mos mjaftojnë kritikat që merr ndonjëherë nga mediat dhe nga tifozët, duhet të durojë edhe ato të djalit. Ndoshta ato janë kritikat më të bukura.

“U pëlqen shumë futbolli. Thiago merr vesh më shumë, sepse është më i madh dhe flet gjithmonë rreth futbollit. E shoh shumë të përfshirë në gjithçka që ndodh në këtë sport. Madje kur humbas ndonjë ndeshje, ai më kritikon. E ndjek Barcelonën, ndjek kampionatin spanjoll dhe Championsin. I ndjek të gjitha me pasion. I pëlqen dhe bën pyetje për të kuptuar arsyet pse  unë apo Barcelona nuk kemi fituar. Madje ndonjëherë më vë nota kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet”, tregon kapiteni i Barcelonës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: