Sport
Gati revolucioni, Conte do të jetë trajneri i ri i Interit/ Vetëm 8 nga futbollistët aktualë do të qëndrojnë

Hija e Antonio Contes shfaqet si fantazmë në ambientin zikaltër. Ecuria negative e ekipit të Spallettit, nuk po bind drejtuesit zikaltër dhe kushti për trajnerin është fitimi i një trofeu, minimalisht. Dita e nesërme, ku Inter do të përballet me Lazion për Kupën e Italisë, do të jetë vendimtare. Kjo vlen për Spallettin, por edhe për ekipin.
Interi po mendon për rinovimet në skuadër, përveç ndonjë surprize të mundshme, ata që do të mbeten janë, Icardi, Skriniar, Brozovic, Handanovic, Asamoah, De Vrij, Lautaro dhe Politano.
Bilance do të bëhen për Nainggolan, D’Abrosio, Dalbert, Cedric dhe Keita Balde. Lista e atyre që duhet se e kanë të sigurt largimin nis me Mirandën dhe Perisic, por edhe Joao Mario qëndron me valixhe në dorë.
Gjithashtu, ata që pritet të hidhen në treg janë Borja Valero, Vecino dhe Galiardini. Ndërkohë, kroati Vrsalkjo ështtë nga ata që mund të quhet i larguar, pasi do të rikthehet te Atletico Madridi.
Nga ana tjetër Ranocchia, Berni dhe Padeli duket se nuk kanë bindur për të fituar një kontratë rinovimi. Zikaltërit i kanë gjërat e qarta për merkaton dhe po formojnë boshtin e ekipit. /CNA.al