Connect with Us

Pësoi dëmtim të tmerrshëm/ Portieri anglez kërkon ndihmë për… dhëmbë të rinj

Sport

Pësoi dëmtim të tmerrshëm/ Portieri anglez kërkon ndihmë për… dhëmbë të rinj

Publikuar

-

Portieri i Forest Green ka apeluar në mediat sociale për ta ndihmuar në financimin e dhëmbëve të rinj duke bërë shaka. Ai dëmtoi nofullën gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Mansfieldit.

Për fat të mirë, portieri duket se nuk do të ketë pasoja të parikuperueshme. Për gjendjen e tij janë interesuar edhe tifozët. Duke publikuar një foto me çarjen e përgjakshme në gojën e tij, Montgomery shkroi:

“Rrugës për në spital, më duhet një gojë e re. Nëse dikush dëshiron të më ndihmojë që të paguaj dhëmbët e mi të ri…, është i mirëpritur, shkroi ne postimin e tij në Twitter.

24-vjeçari humbi disa dhëmbë në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, çka u konfirmua edhe nga trajneri Mark Cooper, pas ndeshjes: “Ky dëmtim do të mbesë si kujtim në fytyrën e tij për një kohë. Ai ka një plagë të madhe në fytyrë, një prerje të tmerrshme në buzë dhe ka humbur disa dhëmbë. Portieri ynë do të ketë nevojë për të marrë trajtim në spital, kështu që do të shohim se sa kohë do të jetë jashtë fushave”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: