Connect with Us

Izraelitët nuk e duan mesfushorin e kombëtares tonë/ E gjitha për një foto!

Sport

Izraelitët nuk e duan mesfushorin e kombëtares tonë/ E gjitha për një foto!

Publikuar

-

Eksperienca izraelite e Jahmir Hykës nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që në ditët e tij të para si pjesë e Makabi Netanja, ai është përballur me kritikat e tifozëve. Këta të fundit nuk kanë pëlqyer fotot e postuara në rrjetet sociale nga Hyka me pamje nga lufta në Rripin e Gazës, disa vite më parë dhe kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj tij.

Vetë Hyka, një mysliman praktikant, ka bërë të ditur sot nëpërmjet një postimi tjetër në rrjetet sociale këndvështrimin e tij, duke u bërë të qartë tifozëve se nuk kishte pasur qëllime që të ofendonte askënd me pamjet e publikuara.

POSTIMI I JAHMIR HYKËS

“Të dashur tifozë të Makabi Netanja

Do të dëshiroja të bëja diçka shumë të qartë. Unë nuk kam asgjë kundër Izraelit apo njerëzve të tij. Në fakt, në udhëtimet e mia të ndryshme në Izrael si pjesëtar i ekipit kombëtar, unë kam pasur eksperienca shumë të mira dhe ia kam kaluar shumë mirë në kohën e shkurtër që kam kaluar këtu. Unë jam kundër luftës she njerëzve të pafajshëm që vdesin nga të dy palët. Do të dëshiroja të kërkoja falje nëse fotot që kam postuar shumë vite më parë kanë ofenduar ndokënd, ai nuk ishte qëllimi im…

Në shtetin tim ne kemi shumë respekt për hebrenjtë dhe në Luftën e Dytë Botërore ne ndihmuam në shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti. Unë jam shumë i entuziazmuar që do të jem në Izrael dhe të mësoj më shumë rreth vendit dhe sidomos të ndihmoj Makabi Netanja të arrijë objektivat e tij dhe të bëjë tifozët të lumtur. Unë uroj që të gjithë të bashkohemi. Para Netanja”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: