Connect with Us

Ky është bilanci i merkatos së janarit/ Klubet shqiptare janë për “Guiness”

Sport

Ky është bilanci i merkatos së janarit/ Klubet shqiptare janë për “Guiness”

Publikuar

-

Ky ishte një janar “i çmendur”. Jo sepse pati transferime të jashtëzakonshme, por sepse ato qenë nga më të çuditshmet dhe gati-gati të pabesueshme. Nisi me Kukësin pra, që veproi si një klub europian duke blerë dy lojtarët më të spikatur të momentit (Vasil Shkurtaj dhe Eduard Rroca) dhe duke e mbyllur me Valdet Ramën, që nuk luan prej afro 1 viti. Partizani ndërkaq mori Fatjon Jusufin në fillim të janarit dhe e largoi dje.

– Partizani merr Jusufin në fillim të janarit dhe e largoi dje.

– Partizani nuk mori asnjë qendërsulmues, që Gega në mënyrë të moderuar e kërkoi disa herë.

– Kukësi merr Valdet Ramën që nuk luan prej një viti, ndërsa Partizani merr Dukën që nuk luan prej 7 muajsh.

– Luftëtari, i rrezikuar edhe me Rrocën e Shkurtajn, vendos t’i shesë të dy në janar. Më pas ndryshon gjithë skuadrën, madje edhe trajnerin.

– Skënderbeu “i asfiksuar” nga të huajt, megjithëse nuk qëlloi në shenjë me asnjërin prej atyre që mori në verë, sërish afron lojtarë nga jashtë dhe si përfundim do të pajisë Radasin me pasaportë shqiptare.

– Kamza, një skuadër që lufton për mbijetesë, çmontoi gjithë mbrojtjen. Ikën Frashëri, Idrizaj dhe Teqja, me dyshime të forta se klubi nuk përfitoi asnjë kacidhe. Më pas erdhi një meksikan për sulmin dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Ikën edhe sulmuesi Roloviç me portierin Kirev. Lëvizje në kufijtë e absurdit, që zor se edhe Gjoka mund t’i deshifrojë.

– Flamurtari me sulmin më të mirë të Superiores, befas e sheh kapitenin Bushiç me fanellën e Teutës dhe Alveshin që harbohet plazheve dhe diskove të Brazilit. Ikën edhe Siljanovski dhe vjen Sukaj. Ky i fundit, një emër i madh, me potencial të padiskutueshëm, por ka nja 5 muaj të mirë që nuk luan futboll. Daja duhet të jetë goxha i motivuar…

– Teuta merr Arapin dhe Bushiçin. Dy goditje fantastike në letër, e pranojmë, por vetëm në Shqipëri ndodh që golashënuesi më i mirë i kampionatit, Latif, papritur del nga qarkullimi…

– Kastrioti ka larguar 12 lojtarë dhe ka marrë 12 të tjerë. Ka ndërruar edhe trajnerin. Ka larguar 12 lojtarë more, ejjj…!

– Tirana mori mbrojtësin Goxhaj nga Erzeni dhe largoi tre futbollistë. Dikush mund të thotë se Mema kërkoi merkato në çdo repart…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti i Juventusit u shkruan letër Kukësit, Partizanit dhe Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Pandemia që ka pushtuar të gjithë botën ka vënë në rrezik serioz të ardhmen e futbollit në Europë, pasi klubet po përballen me një krizë të madhe financiare si pasojë e ndalimit të të gjitha aktiviteteve. Kjo ka shtyrë presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli, që t’u shkruajë të gjithë anëtarëve të ECA, organizatës që klubeve […]

LEXO TE PLOTE