Connect with Us

Ndeshja e kampionatit italian zgjat vetëm 5 sekonda/ Lojtari përfundon direkt në spital

Sport

Ndeshja e kampionatit italian zgjat vetëm 5 sekonda/ Lojtari përfundon direkt në spital

Publikuar

-

Shmanget tragjedia në Serinë B, ku një ndeshje futbolli sot ka zgjatur vetëm 5 sekonda lojë në total para se të vendosej shtyrja e saj për shkak të dëmtimit të një futbollisti. Në stadiumin “Via del Mare” të Lecces ka ndodhur një situatë e pabesueshme vetëm 5 sekonda pasi gjyqtari kishte vërshëllyer për fillimin e sfidës mes ekipit vendas dhe Ascolit.

Mesfushori Manuel Scavone, pas një kontakti në ajër, ka rënë në tokë pa ndjenja duke u përplasur shumë keq. Shokët e skuadrës dhe kundërshtarët vrapuan ta ndihmonin për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, ndërsa në fushë u fut edhe ambulanca e cila bëri të mundur transportimin e tij në spital.

Por ajo që kishin parë lojtarët në fushën e lojës i kishte lënë të tronditur e në një situatë të tillë u kërkua ndërprerja e takimit dhe zhvendosja në një datë tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=Xu7tYvt87Po

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: