Connect with Us

Strakosha heroi i çerekfinales/ Lazio eleminon Interin

Sport

Strakosha heroi i çerekfinales/ Lazio eleminon Interin

Publikuar

-

Thomas Strakosha ka ndihmuar Lazion që të kalojë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, duke eliminuar një prej skuadrave favorite, Interin, në fushë e kësaj të fundit. Pas eliminimit të Napolit, Romës e Juventusit, ka rënë kësisoj edhe pretendentja e katërt më e fortë për të siguruar trofeun e dytë për nga rëndësia në Itali dhe protagonist ishte portieri shqiptar.

Strakosha u desh të bënte një mrekulli në fundin e pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Politanos për të çuar në shtesa skuadrën e tij  pas barazimit 0-0. Në pjesën e parë shtesë, Imobile gjeti rrjetën për Lazion, por një penallti në minutën e dytë shtesë, e realizuar nga Icardi, vendosu baraspeshën dhe që kualifikimi në finale do të caktohej nga gjuajtjet nga pika e bardhë.

Portieri shqiptar u bë protagonist duke pritur gjuajtjen e Lautaro Martinez dhe të Nainggolan, duke bërë të mundur që ekipi i tij të kalonte më tej, pasi në radhët e Lazios nga pika e bardhë gaboi vetëm Durmishi.

Kësisoj, Lacio siguroi një tjetër gjysmëfinale në turneun të cilin shpeshherë e ka kthyer në objektiv kryesor sezonal, duke shpresuar që të bëjë një tjetër paraqitje bindëse në gjysmëfinalet ku e pret Milani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: