Connect with Us

Ka fituar 82 gara si askush tjetër / Skiatorja legjendare mbyll karrierën

Sport

Ka fituar 82 gara si askush tjetër / Skiatorja legjendare mbyll karrierën

Publikuar

-

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn me garën e zbritjes së lirë të zhvilluar sot në pistën e Are, në Suedi, ka mbyllur zyrtarisht karrierën e saj sportive. 34-vjeçarja, fituese e 82 garave të Kupës së Botës, si asnjë femër tjetër, ka zhvilluar sot në Botërorin që po zhvillohet në Suedi garën e saj të fundit.

Një lamtumirë për t’u mbajtur mend, pasi Vonn arrin të fitojë medaljen e bronzit dhe të mbyllë karrierën me një rezultat të rëndësishëm për të. “Në këtë garë dhashë maksimimin tim. Garova me zemër. Shpresoja të ngjitesha në podium dhe ia dola mbanë. Ndihesha si një 20-vjeçare kur nisa garën”, tha Vonn.

Më tej, skiatorja amerikane tha: “Garat me ski kanë qenë miku im më i mirë në të gjithë jetën time”. Ai që i dorëzoi medaljen dhe një buqetë me lule ishte legjenda e skive, Ingemar Stenmark, që me 86 fitore në Kupën e Botës është i vetmi skiator që ka fituar më shumë se Vonn. “Ai ka qenë pikë referimi për mua dhe e ftova të ishte pranë meje sot. E falënderoj që pranoi ftesën”, tha Vonn.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE