Connect with Us

Kampionati i Basketbollit / Teuta mposht Partizanin dhe zë vendin e dytë

Sport

Kampionati i Basketbollit / Teuta mposht Partizanin dhe zë vendin e dytë

Publikuar

-

Skuadra e Teutës ka mposhtur 79-92  Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës në basketboll për meshkuj, java e parë e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar. Ndeshje e cila ritakojë të dy ekipet pas gjysmëfinales së kupës së Shqipërisë në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Pjesa e parë e lojës ishte e jashtëzakonshme, me shumë pikë të shënuara dhe rivalitet. Perioda e parë sinjalizoi një ndeshje të fortë dhe mbyll në avantazh të ekipit të Partizanit me vetëm dy pikë diferencë në shifrat 26-24, transmeton Telesport.

Perioda e dytë, rezultoi edhe më intensive, me shumë sulme dhe pikë të realizuara, ekipi durrsak arriti ta mbyll këtë periodë në avantazh të tij me 4 pikë diferencë, 48-52.

Gjatë pjesës së parë në parket ka shkëlqyer Wilson me trepikëshat e tij për Teutën. Perioda e tretë ishte disi më e ekuilibruar por sërish Teuta fitoi në shifrat 68-72, ndërsa perioda e katërt vulosi gjithçka për ekipin durrsak që fitoi edhe këtë sfidë të bukur dhe me emocion.

Ndeshja u mbyll në rezultatin 79-92 duke bërë që Teuta të parakalojë Partizanin duke zënë vendin e dytë me 19 pikë.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 11-të (8 shkurt)

Tirana – Kamza Basket, 89-59

E shtunë, 9 shkurt

Vllaznia – Goga Basket, 76-90

E diel, 10 shkurt

Partizani – Teuta, 79-92

Renditja: Goga Basket 20 pikë (9/2), Teuta 19 pikë (8/3), Partizani 18 pikë (7/4), Tirana 16 pikë (5/6), Kamza Basket 14 pikë (3/8), Vllaznia 12 pikë (1/10).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tirana nuk vodhi asgjë, penalltitë ishin të dyja”, tifozët japin verdiktin e tyre për derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana ka fituar sot 5-1 derbin e kryeqytetit, duke shpartalluar në ç’do aspekt Partizanin. Pas ndeshjes, kanë plasur polemikat se arbitri ka favorizuar Tiranës, sidomos te dy penalltitë, por tifozët duket se nuk janë dakord me këtë konstatim të drejtuesve të Partizanit. Në debatin e zhvilluar te “Atlasi Sportiv”, tifozët shprehen njëzëri se Tirana nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sherr brenda familjes Rama, Gregu i del kundër xhaxhait

Publikuar

-

Nga

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapir në mbështetje të skuadrës së tij. Ai shkroi në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh” duke nënkpuptuar se tashmë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE