Sport
Ish-sulmuesi i Juventusit çmend tifozët me golin e tij/ Kot nuk e quajnë “Milingona Atomike”

Sebastian Giovinco e ka nisur më së miri aventurën e tij të re në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al Hilal.
Ai është hedhur në fushën e lojës në minutën e 62-të të takimit dhe 18 minuta më vonë ka gjetur golin e tretë për ekipin e tij, që fitoi 4-1.
Sulmuesi italianka kombinuar me shokun e tij të skuadrës jashtë zone dhe me një lëvizje trupi mes katër kundërshtarëve i ka krijuar hapësirën vetes që të shkoi i qetë para portierit dhe të shënoi një gol të bukur.
Ish-sulmuesi i Juventusit që njihet ndryshe edhe si “Milingona Atomike” rilindi te ekipi i Torontos në Kanada, ku bëri disa sezone të shkëlqyera dhe u shit këtë merkato në Arabinë Saudite për 10 milionë euro. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania