Sport
Sergio Ramos e pranon vetë hilen e madhe që bëri ndaj Ajaxit/ UEFA do ta dënojë

UEFA mund të marrë një vendim drastik ndaj kapitenit të Realit, Sergio Ramos. Spanjolli ka pranuar publikisht se në ndeshjen kundër Ajaxit ka ndërhyrë qëllimisht për tu ndëshkuar me karton të verdhë.
Kështu ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, por do ta lejojë atë të luajë në çerekfinalen e Champions League, pasi mesa duket te Reali janë të sigurtë që do të kualifikohen për fazën tjetër.
“Unë do të gënjeja nëse them se nuk e kam bërë me qëllim. Unë nuk do ta nënvlerësoja Ajaxin, por është fakt që kam nevojë për një pushim. Unë do ta shikojë duelin në shkallët e stadiumit”, ka thënë spanjolli.
Nëse Ramos ishte i vetëdijshëm se kjo deklaratë mund t’i kushtojë atij teksa UEFA është në lëvizje. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër –...

Vazhdojnë punimet, ja si duket sot stadiumi i ri i Kukësit
Prej dy sezonesh Kukësi, nuk ka një stadium të vetin dhe është detyruar të luajë në impiante të ndryshme. Punimet në “Zeqir Ymeri” po ecin...