Sport
Arjen Robben e thotë troç/ Ai është stadiumi më i keq në botë

Në prag të ndeshjes së madhe në Champions League, mes Liverpoolit dhe Bayernit, Arjen Robben e ka cilësuar “Anfield Road” si stadiumin më të keq në botë.
“Nëse më pyesni për stadiumin më të keq në botë, ju them se ai i Liverpoolit është i tillë. Unë kam qenë dhe do të mbetem një shënjestër e tifozëve të atij stadiumi”, tha Robben.
“Megjithatë, unë jam gati për këtë sfidë dhe nuk kam asnjë problem të luaj aty. Në shkojmë për fitore edhe pse Liverpooli po bën një paraqitje të mirë këtë sezon dhe kryesojnë në Premier. Janë dy ndeshje, ndaj gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh mesfushori i Bayernit.
Holandezit nuk i kanë mbetur kujtime të mira nga stadiumi i Liverpoolit, që nga koha kur luante te Chelsea. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania