Sport
Bayern e prenoton për në verë / Talenti i madh gjerman thotë “jo”

Vitet e fundit jo çdo lojtar gjerman që kërkon Bayern ka rezultuar një “adhurues” i bavarezëve. Më parë po, sepse rekordmenët e Bundesligës kanë pasur fuqinë ekonomike për të mësyer ndaj çdo klubi gjerman.
I fundit është Kai Havertz, mesfushori i talentuar i Bayer Leverkusenit, i cili në fundjavë shënoi golin e nëntë personal në Bundesligë. 19-vjeçari është “prenotuar” nga Bayern për merkaton e verës. Mediat shpesh e kanë quajtur të kryer si transferim, por duket se ai nuk është bindur.
“Kur dëgjon se të duan klubet e mëdha ndihesh mirë. Nuk e fsheh këtë, sepse e marr si vlerësim, por e kam mendjen te Leverkuseni. Ndihem rehat këtu dhe dua të arrij akoma më shumë me këtë skuadër”, – ka deklaruar gjermani. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania