Sport
Tefik Osmani nuk ka për të ndryshuar kurrë/ “Kur luaja te Barcelona, faleminderit që më kujton vëlla”

Tefik Osmani vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe tregon edhe njëherë tjetër se shakatë janë pjesë e pandarë e tij. Pas ngacmimeve brenda Shqipërisë, Osmani ka “shtegtuar” në Spanjë, duke përdorur një postim te yllit argjentinas, Leo Messi për të vënë dhe emrin e tij.
Mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës ka postuar një “InstaStory” foton e Lionel Messit me Sergio Busquets, duke shkruar:
“Faleminderit që më kujton vëlla. Kur luaja te Barcelona”, duke iu referuar mesfushorit Busquets lojtar që i ngjan shumë Osmanit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania