Sport
110 milionë euro/ Barcelona ia ka vënë syrin super mesfushorit të rivalëve të mëdhenj

Barcelona synon të përforcohet me yllin e Atletico Madridit, mesfushorin Saul Niguez. Kampionët e La Liga-s dëshirojnë që mesfushori 24-vjeçar të jetë ‘armatimi’ i tyre i ri për sezonin e ardhshëm.
Pas transferimit të Frankie de Jong nga Ajax, Barcelona është duke punuar në mbylljen e marrëveshjes edhe me rivalët nga La Liga për Saul.
Katalanasit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 110 milionë euro për Saul, për ta bërë ata futbollistin më të shtrenjtë në historinë e Spanjës. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania