Connect with Us

Ekipi rus prish kontratën me futbollistin e Kombëtares/ A do të rikthehet te Skënderbeu apo do të transferohet diku tjetër?

Sport

Ekipi rus prish kontratën me futbollistin e Kombëtares/ A do të rikthehet te Skënderbeu apo do të transferohet diku tjetër?

Publikuar

-

Mbyllet përpara kohe aventura e Enis Gavazajt te rusët e Yenisey Krasnoyarsk. Ishte vetë klubi rus që me një postim në Twitter pasditen e djeshme, zyrtarizoi përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin e kombëtares shqiptare i cili luante te skuadra e Premier Leagues ruse që prej fillimit të këtij sezoni.

Kartoni i Gavazajt është në pronësi të Skënderbeut por 23-vjeçari nuk mund të rikthehet te korçarët në këtë fazë të sezonit pasi merkato në Shqipëri është e mbyllur. Me Yenisey Gavazaj zhvilloi në total vetëm 8 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë dhe vetëm 3 prej tyre si titullar.

I transferuar në verë në formë huazimi me të drejtë blerjeje, Yenisey jo vetëm që nuk do të aplikojë të drejtën e blerjes së lojtarit nga Skënderbeu por e ka larguar atë përpara mbylljes së sezonit.

Tashmë topi kalon në duart e menaxherit të njohur Shkumbin Qormemeti i cili është edhe agjenti i futbollistit për t’i gjetur një destinacion të ri lojtarit me shumë mundësi në formë huazimi, pikërisht në kampionatet që merkato është ende e hapur. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: