Sport
Juventusi u mund Atletico Madrid/ Ja çfarë bënë lojtarët e Realit

Atletico Madrid mundi 2-0 Juventusin, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave në Champions League. Ky sukses i Atleticos, është festuar edhe në pjesën e rivalëve të Real Madridit.
Mediat në Itali raportojnë se në dhomat e zhveshjes së Real Madridit është pritur me kënaqësi humbja e Juventusit dhe e Cristiano Ronaldos. Mesa duket yjet e “Los Blancos” e kaë harruar për një moment rivalitetin historik me Atletico Madridin dhe janë gëzuar për fitoren e tyre.
Kujtojmë se Ronaldo ishte pjesë e Real Madridit për nëntë vite, ku ka fituar edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa verën e kaluar u largua për t’iu bashkuar Juventusit.
Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Atletico Madrid në Torino do të luhet më 12 mars. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania