Sport
Përballë kishte “bishën” Piatek/ Ja nota që mori mbrojtësi i Kombëtares tonë

Milani fitoi pa probleme 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen hapëse të javës së 25-të në Serie A. Mbrëmja negative e Empolit dhe sidomos golat e pësuar ndikojnë shumë në vlerësimin e Federik Veselit nga mediat italiane. Shqiptari është pjesë e gjunjëzimit që kuqezinjtë i bëjnë skuadrës së drejtuar nga Bepe Iakini.
Diferencat mes dy ekipeve janë të dukshme, ndaj Veseli me shokt nuk mund të bënin më shumë ndaj “Djallit”, megjithëse duhet thënë se për 50 minuta u mbrojtën me rend.
Duke qëndruar te mbrojtësi shqiptar i Empolit, ai u vlerësua me 5, teksa në argumentimin e kësaj note thuhej: “Piatek është një makth për këdo në këto momente. Veseli për asnjë moment nuk dha ndjesinë se mund ta pengonte”. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania