Connect with Us

Surpriza në NBA / Houston “leksion” kampionëve të Golden State

Sport

Surpriza në NBA / Houston “leksion” kampionëve të Golden State

Publikuar

-

Surpriza në ndeshjet e luajtura sot në NBA, ku spikat fitorja 118-112 që Houston korri ndaj Golden State në fushën e këtij të fundit. Ekipi teksan e komandoi gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke e merituar fitoren. Sukses që erdhi pa praninë e Harden, ndërkohë që u dalluan Gordon me 25 pikë e Paul me 23 pikë e 17 asist. Për Warriors, Durant realizoi 29 pikë e Curry 25, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Humbet edhe Boston Celtics, që u mund 126-116 nga Chicago. Miqtë dominuan vetëm në periodën e parë, pasi më tej ishin basketbollistët e Bulls ata që komanduan në fushë, me LaVine që realizoi 42 pikë.

Ngecin sërish Lakers, qës u mundën 128-115 nga New Orleans, humbje që ndërlikon pozitat e kalifornianëve për një vend në play off. Holiday me 27 pikë e Randle me 24 bënë diferencën në parket për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 27 pikë e 12 asist për kalifornianët.

Ka zhgënjyer edhe Oklahoma, që në fushën e saj u mund 119-116 nga Sacramenrto, ndeshje me rivalitet në minutat e fundit të saj. Westbrook realizoi 41 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dallua Hield me 34 pikë.

Surprizë edhe humbja e Philadelphia, që u mund 130-115 nga Portland, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë (Nurkic 24 pikë e 10 rebound). Milwaukee bën detyrë, duke mundur 140-128 Minnesota, falë 28 pikëve të Middleton dhe 27 të Giannis.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Portland, 115-130
Atlanta – Phoenix, 120-112
Charlotte – Brooklyn, 115-117
Cleveland – Memphis, 112-107
New Orleans – Lakers, 128-115
Washington – Indiana, 112-119
Miami – Detroit, 96-119
Chicago – Boston, 126-116
Oklahoma – Sacramento, 116-119
Golden State – Houston, 112-118
Milwaukee – Minnesota, 140-128
Utah Jazz – Dallas, 125-109

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Duro: Pres edhe dy goditje të tjera në merkato

Publikuar

-

Nga

Kukësi mban vendin e parë të tabelës së renditjes së Superiores. Me 31 pikë në 17 javë verilindorët udhëheqin kampionatin, por kur nuk ka kaluar as gjysma e sezonit, trajneri Shpëtim Duro pretendon ta nisë aty ku e la. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet për ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Hera e dytë që na i bën këtë, ja e ardhmja e Bruno Ditës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas suksesit me Partizanin pohoi se ishte i bindur që ekipi kishte potencial për të bërë atë paraqitje. Takaj pohoi se me Imamin dhe kthimin e Jashanicës grupi quhet i plotë, që nënkupton se nuk do të ketë transferime të “yjeve” të skuadrës. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vazhdojnë thirrjet “Rama IK”, tifozët nuk ndalen as në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Publikuar

-

Nga

Mesa duket thirrjet në korr ‘Rama ik’ janë shndërruar tanimë në një traditë në çdo ndeshje futbolli. Tifozët çohen nga vendi dhe brohorasin me të madhe thirrje kundër kryeministrit të qeverisë. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korçë, mes skuadrave Skënderbeu dhe Partizani. Teksa nis ndeshja, […]

LEXO TE PLOTE