Connect with Us

Kroos-Real, vjen dita e lamtumirës / Gjermani tërhiqet nga Premier League

Sport

Kroos-Real, vjen dita e lamtumirës / Gjermani tërhiqet nga Premier League

Publikuar

-

Pas 5 sezonesh, duket se ka përfunduar cikli i Toni Kroos te Real Madrid. Është ky lajmi që ka publikuar sot portal spanjoll “Don Balon”, që flet në fakt për një divorc mes mesfushorit gjerman dhe trajnerit të Los Blancos, Solari.

Një fenomen gati i konfirmuar plotësisht madje edhe publikisht pas fitores së të dielës në La Liga, kundër Levante 2-1. Kroos nuk mbeti shumë i kënaqur nga zëvendësimi në minutën e 69’.

Natyrisht ai është konsideruar si një prej fajtorëve kryesorë të një paraqitje jo në lartësinë e skuadrës, dhe ka reflektuar para kamerave pakënaqësinë e tij. Një shenjë e qartë lamtumire në merkaton e verës, të paktën sipas asaj që raporton media spanjolle.

Sipas “Don Balon”, destinacioni i ardhshëm i gjermanit Kroos është Manchester City, aty ku do të shënonte ribashkimin me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, me të cilin bashkëpunuan suksesshëm në kohët e Bayern Munich. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: