Sport
Ylli i Barcelonës ia “bën me sy” Juventusit/ Gëzohen tifozët e Realit

Juventusi është shumë afër të bëjë një transferim të madh nga Barcelona. “Zonja e Vjetër” po tenton të transferojë Jordi Alban nga skuadra katalanase.
Spanjolli ka pritur kontratën e re nga Barcelona deri në fund të muajit janar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Alba është tejet i frustruar me drejtuesit e Barcelonës, ndaj po mendon dhe largimin nga aty.
Juventus është i gatshëm që ta transferojë spanjollin, pasi edhe ky i fundit thuhet se e pëlqen projektin e tyre.
Bardhezinjtë do të paguajnë rreth 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit spanjoll. Ky është një lajm i mirë edhe për Real Madridin, pasi nëse transferohet Jordi Alba te Juventus, Marcelo do të qëndrojë në Madrid.
Juventusi ka kohë që po e kërkon brazilianin, por mesa duket është lodhur nga mosarritja e marrëveshjes me Realin dhe tani ka hedhur sytë te anësori i Barcelonës. /CNA.al