Connect with Us

A ka frikë nga Messi?/ Trajneri i Realit i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sport

A ka frikë nga Messi?/ Trajneri i Realit i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Publikuar

-

Trajneri i Realit, Santiago Solari doli në një konferencë shtypi në prag të klasikes së kthimit të Kupës së Mbretit, në gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Sfida e parë ka përfunduar me barazimin 1-1. Trajneri argjentinas ka analizuar ndeshjen dhe ekipin e tij.

Çfarë ndeshje pret – “Klasikja e bën gjithmonë Spanjën kryeqytetin botëror të futbollit. Kjo lloj ndeshjeje e bën Spanjën një vend fantastik dhe të mrekullueshëm”.

A do të luajë Bale – “Fokusi ynë është 100% te ndeshja e nesërme. Pra, unë nuk merrem vetëm me atë, por me të gjithë lojtarët e tjerë”.

Humbja e autoritetit, nëse Bale e nis titulluar – “Fokusi ynë është te loja, duam ta fitojmë ndeshjen. Duam të gëzojmë në fund, të gjithë bashkarisht. Nuk merrem me emra të përveçëm”.

Frikë nga Messi – “Kjo fjalë nuk ekziston në futbollin, ku ne konkurojmë. Stërvitemi çdo ditë, vëmë zemrën në fushë ndaj cilitdo kundërshtari. Natyrisht, të luash kundër Messit është njëlloj kënaqësie”.

Mesazh tifozëve – “Le të vijnë të gjithë, tifozët tanë janë titullarët e vetëm të padiskutueshëm te Real Madridi”. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020: Ja 19 ekipet e kualifikuara, edhe 5 bileta ende në lojë

Publikuar

-

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme eliminatore ka shkuar në 19 numri i ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020. Dy ekipet e fundit që siguruan sot biletën janë ato të grupit D, Zvicra dhe Danimarka. Në ndeshjet e nesërme të fundit për këto eliminatore do mësohet edhe ekipi i 20-të, nga përballja Uells-Hungari. Bale […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020, mbyllen takimet e sotme: 2 ekipe presin biletën për në Europian

Publikuar

-

Janë mbyllur takimet e sotme eliminatore, ku bien në sy fitoret e thella të Italisë dhe Zvicrës. Të kaltrit fituan 9-1 ndaj Armenisë duke i mbyllur këto eliminatore me pikë të plota, 10 ndeshje, 30 pikë. Zvicra nuk pati probleme dhe fitoi me lehtësi 1-6 në Gjibraltar duke siguruar vendin e parë në Grupin D […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia është çmendur, shënon 9 gola në ndeshjen e fundit eliminatore

Publikuar

-

Italia ka rilindur nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë formë. Të kaltrit mbyllin eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë pikët e plota në 10 ndeshje, pra 10 fitore. Në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, që po luhet në Palermo dhe ende nuk ka […]

LEXO TE PLOTE