Connect with Us

E bujshme/ Përjashtohet përjetë portieri i kampionatit shqiptar

Sport

E bujshme/ Përjashtohet përjetë portieri i kampionatit shqiptar

Publikuar

-

Shënkolli u mund nga Veleçiku këtë javë me rezultatin e ngushtë 1-0, me takimin që u luajt në qytetin e Pukës duke qenë se në ‘Reshit Rusi’ po luante Vllaznia. Në fakt, takimi nuk ka shkuar ashtu siç pritej duke qenë se është sulmuar gjyqtari i katërt i takimit dhe nga ky sulm, ka pasur edhe përjashtime.

Portieri i Shënkollit, Rinev Danaj është përjashtuar përjetë nga futbolli i luajtur. Vendimin e ka dhënë ditën e sotme Komisioni i Disiplinës. Shkak për këtë dënim maksimal, është bërë fakti se Danaj e ka përsëritur shpesh herë dhunën në stadium dhe është dënuar edhe në të kaluarën, madje duke u falur dhe duke u mbajtur në provë. Sakaq, e ka pësuar edhe zyrtari i Shënkollit, Armando Loka. Në të kaluarën, Danaj ka qenë edhe portieri i Shqipërisë U17, ndërkohë që fundmi luante me fanellën e Shënkollit. /CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: