Sport
Partizani ka një mungesë të madhe për derbin/ Gega bën ndryshime në formacion

Trajneri Skënder Gega i duhet ta përgatisë derbin me një mungesë të madhe, pasi ndaj Tiranës nuk do të ketë në dispozicion Lorenc Trashin. Mesfushori i natyralizuar tashmë si mbrojtës i majtë, është i pezulluar nga kartonët për këtë takim, fakt të cilin Trashi e vuajti shumë në fushë kur u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Flamurtarit.
Sa i përket formacionit, nuk priten ndryshime të mëdha në radhët e të kuqve, ku trajneri Gega pritet që t’i besojë formacionit tip që ka ndërtuar tashmë. Në vend të Trashit të pezulluar, alternativat janë Renaldo Klalri dhe Hektor Idrizaj. Me shumë mundësi do të preferohet vlonjati.
Në dallim nga ndeshja e fundit me Flamurtarin, ndonjë ndërhyrje mund të ketë edhe në fazën sulmuese, ku gjasat janë që Mensah ta nisë si titullar kësaj radhe. Gjithsesi, ka kohë deri të premten për të vendosur për formacionin. /CNA.al