Connect with Us

Komisioni i Disiplinës e përjashtoi përjetë/ Portieri Danaj: Ja pse u zura me arbitrin

Sport

Komisioni i Disiplinës e përjashtoi përjetë/ Portieri Danaj: Ja pse u zura me arbitrin

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për javën e lënë pas, duke dënuar përjetë portierin e Shënkollit, Rinev Danaj. Shkak për këtë dënim, u bë dhuna e shfaqur në takimin mes Veleçikut dhe Shënkollit ku Disiplina pretendon se ka pasur dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërkohë që vetë Danaj e mohon këtë gjë.

Në një prononcim për ‘VipSport.al’, portieri i Shënkollit ka sqaruar gjithçka që ndodhi në Pukë, duke e konsideruar si diçka që vjen si shkak i sistemit në futbollin shqiptar. “Aman, çfarë të sqaroj. Futboll shqiptar, siç e dinë të gjithë”, kështu e nis portieri Danaj prononcimin e tij.

“Çfarë të them unë? Më thuaj, a luhet futboll në një temperaturë -15 gradë celsius. Na dukej vetja sikur kemi shkuar për hall në Pukë dhe jo për të luajtur futboll. Pas portave nuk kishte asnjë person që mund të kapte topin dhe çdo top që shkonte jashtë, më duhej mua të ikja për ta kapur duke humbur edhe minuta. Si përfundim gjyqtari jep edhe 2 minuta shtesë. E kupton se çfarë futbolli luhet?

Imagjino, -15 gradë temperaturat dhe në stadium nuk kishte as ambulancë dhe as polici. Arbitri dukej sikur ka ardhur për të përfunduar sa më shpejtë ndeshjen dhe jo për ta mbajtur drejtë. Pastaj, Disiplina thotë ‘ka dhunuar zyrtarin’. A mund të quhet dhunë veç një shtyrje në moment gjaknxehtësie? Mirë unë që isha në provë dhe ndoshta kjo ka ndikuar, po shefi i klubit që është dënuar me 18 muaj pa bërë asgjë? Megjithatë, unë do ta apeloj vendimin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Danaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: