Sport
Alarmohen grekët/ Shqipëria po na rrëmben një super lojtar

Fiorin Durmishaj ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 6 gola në Superligën e Greqisë, ndërsa 4 të tjerë 22-vjeçari i ka shënuar në kupë, në total janë 10 gola në 24 ndeshje.
Sulmuesi është vënë në shënjestër nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci dhe me shumë mundësi italiani mund ta bëjë pjesë të kuqezinjve.
Këtë fakt po e mbështesin dita ditës edhe mediet në Greqi, më saktë ka qenë “Sportime.gr” që ka raportuar se Shqipëria do e thërrasë atë për dy ndeshjet e para të raundit kualifikues për Euro 2020. Atë kundër Turqisë më 22 mars në Shkodër dhe në transfertën ndaj Andorrës më 25 mars në transfertë.
Media në fjalë hapet me titullin: “Pas Mihaj, vjen Durmishi”, duke iu referuar Enea Mihajt që la Greqinë për të veshur fanellën kuqezi./CNA.al