Connect with Us

Kapiteni i Partizanit thumbon Tiranën/ Nuk kemi frikë nga asnjëri prej tyre

Sport

Kapiteni i Partizanit thumbon Tiranën/ Nuk kemi frikë nga asnjëri prej tyre

Publikuar

-

Bruno Telushi, mesfushori vlonjat i Partizanit, doli sot para mediave dhe foli për derbin me Tiranën. “Si çdo futbollist tjetër e përjetoj edhe unë derbin. Është ndeshje e veçantë dhe me emocione. Është maja e futbollit shqiptar”, tah mes të tjerash në fillim mesfushori i të kuqve.

Ai pret një takim të fortë, pasi edhe bardheblutë kanë bërë mirë gjatë kësaj periudhe: “Tirana këtë fazë ka bërë paraqitje të mira dhe do jetë ndryshe. Pres një ndeshje të luftuar. Kush e ka përgatitur më seriozisht e fiton”.

“Diskutimet mes lojtarëve? Derbi mezi pritet. Ka javë që mendohet për derbin. Kemi menduar kundërshtarin e radhës, këtë herë mendojmë për Tiranën. Është një ndeshje me emocione. Kemi qenë me këmbë në tokë. Profesori na ka mbajtur në harmoni. Kjo është e gjitha”.

“Lojtari që i druhem? Ata vërtetë kane ardhur në rritje, por ne nuk kemi ndonjë lojtar të tyre që e kemi frikë apo që mendojmë se mund të në dëmtojë i vetëm. Për ndonjë individ nuk mendojmë fare”.

“Parashikimi i derbit? Nuk mund ta them unë, nuk e parashikoj unë ndeshjen. Futemi për të dhënë maksimumin dhe rezultati në fund ështt edhe fat. Do bëjmë maksimumin si gjithmonë. Në fund ia lëmë fushës”.

Një humbje nuk është kiameti? Ne jemi më të fortë se kurrë. E kemi treguar edhe ndeshje të tjera që reagojmë kur humbasim. Nuk e mendojmë fare humbjen në derbi.”

“Gol në derbi? Ishalla e zgjidh Alban Hoxha. Për mua është njëlloj, si shënoi Mala apo kushdo tjetër. Me rëndësi janë tre pikët,jo se kush shënon gol”, përfundoi Telushi. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: