Sport
Tifozët e Juventusit në ankth/ Ky është lajmi i fundit në lidhje me dëmtimin e Ronaldos

Vetëm pak ditë para ndeshjes kundër Napolit erdhi lajmi, që asnjë tifoz i Juventusit nuk do të donte ta dëgjonte kurrë. Cristiano Ronaldo, në fakt, ka marrë një goditje në fitoren kundër Bologna, çka e ka detyruar të mos stërvitet me skuadrën.
CR7 pësoi një lëndim të kyçit të majtë, për të cilin do të jenë të nevojshme testet mjekësore. Kjo u konfirmua nga klubi bardhezi në faqen zyrtare të tij: “Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo kanë punuar së bashku. Për CR7 do të ketë kontrolle mjekësore sot dhe nesër, për shkak të një goditjeje në kyçin e majtë kundër Bologna”.
Kontrollet e para, në të vërtetë, janë kryer sot dhe kanë përjashtuar hipotezën e një dëmtimi serioz të Cristiano Ronaldos, çka mbante në ankth gjithë Juventusin. Megjithatë, pak ditë përpara sfidës së kampionatit në “San Paolo”, prania e ish-kampionit të Real Madridit në këtë transfertë mbetet në çdo rast në rrezik.
Dëmtimi i pësuar në Bologna përbën një zile alarmi përpara sfidës së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid. “Zonja e Vjetër” nuk do të rrezikojë me yllin portugez, pasi kërkon ta ketë në formën më të mirë për duelin e rëndësisë së madhe, kundër të besuarve të Diego Simeone, në përpjekje për një përmbysje në kufijtë e së pamundurës. /CNA.al