Sport
Legjionarët kuqezi / Memushaj protagonist, Sadiku jep asist

Legjionarëve kuqezi po iu ecën mirë së fundmi. Ledjan Memushaj vijon të jetë protagonist te Peskara, teksa vlonjati dhuroi asisit në një nga golat e fitores 2-0. Tashmë, mesfushori shkon në 8 asist këtë sezon të Serie B, me ekipin e tij që tashmë renditet i treti.
Hajduku i Splitit ka vijuar me formën e mirë, teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Inter Zapresiç me shifrat 1-3. Ardian Ismajli mungonte për shkak kartonësh, ndërsa nga stoli pas minutës së 70-të erdhën Emir Sahiti dhe Françesko Tahiraj, me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të verdhë.
Në Greqi, Fiorin Durmishaj ishte titullar për 90 minuta, por nuk arriti të ndihmonte Panionisin e tij, i cili u mposht 3-0 nga Atromitos. Florin Andoni gjithashtu ishte titullar për 90 minuta në barazim që AEL Larisa mori në fushën e OFI-t të Kretës.
Armando Sadiku ka fituar derbin me Kolollin e Kryeziun, duke triumfuar në transfertë 0-1, ku sulmuesi ynë u bë protagonist me asistin e tij në golin e shënuar. /CNA.al