Sport
Video e javës/ Talenti i Barcelonës i shkatërron karrierën kundërshtarit

Riqui Puig është një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen që ka dalë së fundi nga akademia e Barcelonës. Aktualisht mesfushori aktivizohet me ekipin B të katalanasve dhe vijon të dhurojë spektakël me klasin dhe teknikën e tij.
Këtë javë Barcelona B fitoi 3-0 ndaj Ontinyent dhe 19-vjeçari u bë protagonist me një lëvizje, pa shënuar asnjë gol.
Puig mori një top në mesfushë dhe i rrethuar nga dy kundërshtarë bën një rrotullim të thjeshtë që “deh” njërin lojtar, i cili përfundon duke u rrëzuar dhe i hap rrugë talentit të vijojë i qetë sulmin e tij. /CNA.al
What an amazing action from @riquipuig pic.twitter.com/fFWTzBP2AV
— Bilal #Barca (@BilBelBarca) March 3, 2019
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania