Connect with Us

NBA me spektakël / Boston turpëron Golden State

Sport

NBA me spektakël / Boston turpëron Golden State

Publikuar

-

Boston ka korrur një fitore të thellë në fushën e kampionëve të Golden State me rezultatin 128-95, humbja e parë sezonale me më shumë se 30 pikë për ekipin kampion. Edhe pse Warriros luante në shtëpinë e tij, me të gjithë titullarët në dispozicion, vendasit bënë një ndeshje të dobët (Curry me 23 pikë shënuesi më i mirë). Një mbrëmje magjike për Boston, ku u dallua Hayward, i cili realizoi 30 pikë, sukses që vendos skuadrën e Celtics mes pretendenteve për titull.

Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mundi 107-85 Toronto, ndeshje e dominuar nga teksanët, që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Leonard realizoi 26 pikë pë kanadezët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Houston u dallua i zakonshmi Harden, autor i 35 pikëve. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 114-106 Orlando, një sukses i merituar i ekipit vendës, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Reddick më i miri me 26 pikë).

Zhgënjen skuadra e Oklahomës, që u mund 131-120 nga Minnesota, sfidë e dominuar nga basketbollistët vendës, me Towns që realizoi 41 pikë e 14 rebound, lider në parket. Për Oklahomën u dalluan Westbrook (38 pikë e 13 rebound) e George (25 pikë), por të pambështetur sa duhet nga skuadra. Indiana, falë 27 pikëve të Bogdanovic, mundi 105-96 Chicago, ndërsa Memphis triumfoi 120-111 ndaj Portland, ndeshje ku u dallua Conley me 40 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Chicago, 105-96

Philadelphia – Orlando, 114-106

Memphis – Portland, 120-111

Minnesota – Oklahoma, 131-120

Toronto – Houston, 85-107G

Golden State – Boston, 95-128

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Fiton PSG/ Di Maria, Mbappe dhe Icardi shënojnë 4 gola dhe dhurojnë spektakël

Publikuar

-

PSG ka fituar 1-4 në Nice në ndeshjen e javës së 10 për Ligue 1. Fillimisht ishte Di Maria që shënoi dy gola për 5 minuta, 15′ dhe 20′. Njëri më i bukur se tjetri. Përveç finalizimit perfekt nga argjentinasi, edhe asistet e Icardit dhe Meunier ishin të një klasi të lartë. Di Maria has […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Tension Rusi-Kosovë, UEFA merr vendimin drastik

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA ka njoftuar ditën e sotme, se Komisioni i Emergjencave, ka marrë vendimin për të shmangur ndeshjet mes Kosovës dhe Rusisë. Ekipet Kombëtare, por gjithashtu edhe ekipet e kampionateve, nuk do të lejohen të ndeshen mes tyre në çdo kompeticion të organizuar nga UEFA. “Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë në […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Dikur e kërkonte gjithë bota/ Nuk e merrni me mend se te cili ekip ka përfunduar sot ‘ylli’ i madh i Milanit

Publikuar

-

Dikur cilësohej si e ardhmja e Milanit dhe e Italisë, por karriera e Hachim Mastour morri një rrjedhë të çuditshme. Kur Mastour ishte 14 vjeç ngjalli interesimin e shumë klubeve të mëdha si Juve, Barcelona, City dhe Real Madrid, pasi u bë i famshëm përmes videove në YouTube, ku demonstronte aftësitë e tij me topin. […]

LEXO TE PLOTE