Connect with Us

Më në fund/ Dy legjendat e boksit gati për revanshin 100 milionë dollarësh

Sport

Më në fund/ Dy legjendat e boksit gati për revanshin 100 milionë dollarësh

Publikuar

-

Ish-boksierët Lennox Lewis dhe Mike Tyson kanë dueluar mes tyre më 8 qershor të vitit 2002 për titujt kampionë bote në peshën e rëndë, në kategoritë WBC, IBF, IBO dhe “The Ring Magazine”. Kjo përballje e madhe e peshës së rëndë e zhvilluar 17 vite më parë u fitua nga Lewis me “KO” në raundin e tetë. Një sfidë që u konsiderua si triumfi i boksit britanik mbi atë amerikan.

Sot, 17 vjet pas atij dueli, 52-vjeçari Lennox Lewis, duke folur për Joe Rogan, ka zbuluar se synon të rikthejë Mike Tyson në ring, por me një kusht që kjo sfidë e madhe e peshës së rëndë të gjenerojë 100 milionë dollarë.

“Unë dhe Tyson keni kaluar pothuajse të njëjtën histori pasi lamë ringun. Ai ka patur disa probleme me ligjin, ka kaluar pak kohë në burg, ndërsa unë jam trajnuar vazhdimisht. Ne jemi tashmë dy boksierë të vjetër në moshë, por që kemi dhënë shpirtin në ring. Kjo na bëri ne legjenda, që të qëndronim kaq gjatë aktivë si boksierë, pasi e dinim se kjo ishte gjëja e duhur”, tha Lennox Lewis.

“Ne nuk jemi si boksierët e sotëm, por ne mund të zhvillojmë sërish një duel të madh, ku të dhurojmë spektakël. Shpresoj ta bind Mike të rikthehet në ring”, u shpreh më tej Lewis, 41 fitore, 2 humbje dhe një duel në barazim në karrierë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE