Connect with Us

Ndeshja e sotme la shije të hidhur / Tifozët kundër Coutinho

Sport

Ndeshja e sotme la shije të hidhur / Tifozët kundër Coutinho

Publikuar

-

Nuk është aspak një mbërmje e qetë ajo në shtëpinë e Barcelonës. Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Rayo Vallecano në javën e 27 të La Liga, kampin e katalanasve tashmë ka shpërthyer zyrtarisht dhe publikisht fushata kundër Coutinho-s.

Braziliani i zëvendësuar në minutën e 80’, pas paraqitjes së radhës zhgënjyese, u vërshëllye dhe kontestua nga pjesa më e konsiderueshme e publikut që kishte mbushur shkallët e stadiumit “Camp Nou”, tashmë të ngopur me rendimentin skarco të Coutinhos.

Pasi javë më parë ishte akuzuar nga kritikët dhe disa drejtues të klubit blaugrana, sulmuesi tashmë është ngelur në klasë edhe nga tifozët e tij. Coutinho tashmë mund të marrë seriozisht në konsideratë largimin nga Barcelona në përfundim të sezonit.

Kontestimin e tifozëve blaugrana e ka justifikuar edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique: “Çmimi me të cilin u ble Coutinho ishte shumë i lartë dhe kjo shoqërohet me pritshmëri të larta. Situata është kjo që është. Reagimi i tifozëve duhet pranuar, sepse ata janë ndjekësit tanë dhe ne duhet t’i respektojmë. Si shokë, ne duhet ta inkurajojmë që ai të japë më të mirën dhe të arrijë nivelet më të larta”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE