Connect with Us

Takimi me Ramën dhe rinisja e kampionatit / Flet Armando Duka

Sport

Takimi me Ramën dhe rinisja e kampionatit / Flet Armando Duka

Publikuar

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte këtë të hënë i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, për të folur në lidhje me problematikat e futbollit shqiptar, disa orë pas takimit që pati me Kryeministrin Edi Rama.

“Mendoj se takimi mund të ishte mbajtur edhe më herët për të gjitha nevojat që ka futbolli. Shkak ishte fenomeni negativ i dhunës që ndodhi në ndeshjen e Kategorisë Superiore, në Kamëz, por arsyet ishin shumë më shumë se kaq për të ndryshuar futbollin, për të pasur një futboll ndryshe”, tha në fillim Duka, i cili shprehu kënaqësinë me pjesëmarrjen e gjerë në këtë nismë, por duke e cilësuar këtë hap vetëm fillimin, apo duke i quajtur ato çfarë u thanë vetëm premtime.

Një ndër kërkesat e kreut të Federatës në tryezë ishte prania e Policisë së Shtetit në fushat e blerta, por ministri i Brendshëm ishte shprehur se diçka e tillë aktualisht është e pamundur, pa u ndryshuar ligji që do të bënte të mundur praninë e forcave të rendit në një ndeshje sportive. Sigurisht, një tjetër kërkesë e ministrit të Brendshëm ishte edhe nevoja e një mbështetjeje financiare për forcat policore. Por, kush do ta paguajë faturën e pranisë së policisë nëpër stadiume?

“Faturën e paguajnë taksapaguesit shqiptarë dhe njerëzit e futbollit janë njerëz si gjithë të tjerët. Policia e ka për detyrë ruajtjen e rendit në çdo lloj aktiviteti, pavarësisht mënyrave sesi. Kjo është detyrë funksionale e saj. Në futboll, jo gjithmonë policia nuk ka qenë e pranishme në stadiume. Në mënyrë selektive, policia ka qenë aty. Por ne po kërkojmë që tani e tutje policia të jetë aty bashkë me Federatën për organizimin e aktiviteteve sportive. Jemi dakord me atë që duhet të ndryshojë për të bërë të mundur kthimin e policisë në stadiume, por aktualisht është e pamundur të kemi një aktivitet normal pa praninë e forcave të rendit”, deklaroi më tej Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Video/ Fantastik Hysaj, asiston në fitoren e Napolit

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj vazhdon ët shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme. Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Video skandali/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”. Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam. Ata kanë prishur […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE