Connect with Us

Gega flet pas humbjes së sotme/ Ja ku gabuam ndaj Luftëtarit. A kemi shanse për kualifikim?

Sport

Gega flet pas humbjes së sotme/ Ja ku gabuam ndaj Luftëtarit. A kemi shanse për kualifikim?

Publikuar

-

Në përfundim të ndeshjes ku Partizani humbi 1-2 ndaj Luftëtarit, trajneri i “Të Kuqve”, Skënder Gega u ndal të analizojë ndeshjen. Trajneri beson se do e arrijnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Gjirokastër dhe sot theksoi se u ndëshkuan nga dy episode me goditje standarde.

Favoritë por humbët – Hap fals, por në kupë janë dy ndeshje. Ka mbaruar pjesa e parë, shpresojmë që atë që bëri Gjirokastra këtu ta bëjmë ne në Gjirokastër.

Kualifikimi objektiv edhe për lojtarët – Lojtarët që nisën ndeshjen, që kanë kaq kohë që luajnë bashkë, edhe ata që e nisën nga stoli kanë vlera. Rëndësi ka që të mësojmë nga kjo ndeshje e humbur.

Vlerësimi i ndeshjes nga lojtarët – Edhe nga lojtarët ishte ndeshje e vlerësuar, edhe pse interpretimi s’ishte ashtu si duhet. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshje, por u ndëshkuam në dy raste. E vlerësoj çdo ndeshje kupe apo miqësore dhe kemi humbur një ndeshje në kupë. Është vetëm pjesa e parë.

I kënaqur me përqendrimin – Ishim të përgjumur, nuk e vlerësuam në maksimum edhe pse ua kërkova vazhdimisht lojtarëve. S’duhet të kishim panik e përgjumje, shpresoj që të na shërbejë dhe të korrigjohemi e të shohim gabimet ashtu siç janë. Do shkojmë në Gjirokastër, asgjë s’është mbyllur.

Ne kemi pas edhe humbje në kampionat, kemi ditur të reagojmë. Nuk jemi pesimistë, kemi edhe një 90 minutësh tjetër. Ekipi reagoi shumë mirë në fushë. Ngecëm, dhamë shumë krose e luajtëm në gjysmën e tyre të fushës. Futbolli kështu është, kur nuk shënon e pëson.

Shanset e kualifikimit – Aq shanse sa kishte Gjirokastra për fitoren e sotme.

Do mundohemi që gjërat pozitive t’i shtyjmë më larg. Shpresoj ta na ketë shërbyer që të jemi në 100% ndaj Teutës. Nuk është ndeshje e njëjtë si sot me Teutën, jo nga golat por nga rivali. Gjithçka ia lë ndeshjes së radhës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: